Moisiu

Moisiu: Të drejtat që ka pakica serbe në Kosovë nuk i ka asnjë minoret në Evropë

Duke folur për gjendjen e kombit shqiptar në këtë shekull, ish kryetari i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka vlerësuar se çështja shqiptare ka shënuar përparim në këtë shekull dhe këtë e dëshmonë stabiliteti demokratik i Shqipërisë, çlirimi i Kosovës dhe Marrëveshja e Ohrit. Ai shtoi më tutje se megjithëkëto ka edhe shumë për të bërë. Duke folur për Marrëveshjen e Ohrit ai theksoi se fajtor për mos zbatimin e kësaj marrëveshje përveç tjerash është edhe mosuniteti i faktorit politik shqiptar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ndërsa duke folur për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore, ish kryetari I Shqipërisë, Alfred Moisua theksoi se të drejtat që ka pakica serbe në Kosovë nuk i ka asnjë minoret në Evropë dhe shtoi që edhe shqiptarët në Kosovën lindore duhet t’i gëzojnë këto të drejta. Ai tha se Serbia vazhdon të jetë e orientuar drejt Rusisë andaj Kosova dhe Shqipëria duhet ta thellojnë dhe fuqizojnë alenacën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe perëndimin.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …