leoni

Tomas Szunyog: BE-ja tashmë i ka dhënë Kosovës 168 milionë euro për të adresuar aspektet shëndetësore ndaj pandemisë

Tomas Szunyog: BE-ja tashmë i ka dhënë Kosovës 168 milionë euro për të adresuar aspektet shëndetësore ndaj pandemisë

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka marrë detyrën këtë javë. Pas marrjes së detyrës, Szunyog është shprehur mirënjohës për mundësinë për të shërbyer në Kosovë, duke theksuar se do të bëjë çmos për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane, Kam mbërritur në Kosovë në kohërat sfiduese të COVID-19, kur shumë njerëz në botë po përjetojnë vështirësi nga aspekti mendor, fizik dhe ekonomik. Qytetarët e Kosovës nuk përbëjnë përjashtim. Ndiej dhembshuri për të gjithë ata që po vuajnë dhe për të afërmit e tyre. Për të korrë sukses në luftën kundër pandemisë është thelbësore që të jemi përgjegjeshëm, të mbrojmë njëri-tjetrin dhe të ndjekim rekomandimet e autoriteteve. BE-ja tashmë i ka dhënë Kosovës 168 milionë euro për të adresuar aspektet shëndetësore dhe shoqërore-ekonomike të pandemisë së COVID-19. Pararendësja ime, Ambasadorja Apostolova, ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim. Dua t’ju siguroj që kjo çështje do të mbetet prioriteti im kryesor”, ka deklaruar shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …