Përurohet e Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Çifllak

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe bashkëqytetarë, kanë bërë përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Çifllak. Me kë rast kryetari Latifi ka thënë: Çdo projekt që realizohet, në të mirë të qytetarëve i çfarëdo natyre qoftë ai, ka rëndësinë e tij, përderisa projektet në fushën e shëndetësisë janë jetike për qytetarët e komunës së Rahovecit. Unë me këtë rast i përgëzoj qytetarët që do të shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore në këtë objekt dhe i siguroj ata, se punëtorët shëndetësorë do të jenë në shërbim të tyre e do të ofrojnë shërbime cilësore. Vlera e projektit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Çifllak, buxhetit të komunës së Rahovecit i kushtoi 82,996 €.

Urime qytetarëve, e gëzofshi! Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …