Amerika duhet të sigurojë që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur, thonë ligjvënësit amerikanë

Robert O’Brien: Ka progres në takimin në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë

Këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien ka bërë me dije se ka progres në takimin në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell. Ai ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet më vonë, teksa tha se janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. “Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Po shikojmë përpara për bisedimet e reja këtë pasdite”,  ka deklaruar O’Brien.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …