leoni

LV: Shkuan për njohje dhe u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit

LV: Shkuan për njohje dhe u pajtuan që të mos angazhohen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar reagimet për marrëveshjet që janë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Në një reagim me shkrim kanë numëruar sipas tyre dështimet që ka sjellë marrëveshja në Washington. “Kryeministri i paligjshmen e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj. Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik. Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”. Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …