Armend Zemaj: Qeveria po e neglizhon sigurimin e vaksinës anti-Covid duke e rrezikuar shëndetin publik

Ministri Zemaj: Vendi po shkon drejtë një përmirësimi cilësor sa i përket virusit korona por masat restriktive nuk largohen

Pavarësisht se ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve me Covdi-19, masat restriktive në vend nuk pritet të largohen, përkundër kërkesës së sotme të gastronomeve për zgjatje të orarit të punës deri pas mesnate. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj theksoi se primare është ruajtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve. Ndërkohë bëri të ditur se vendi po shkon drejtë një përmirësimi cilësor sa i përket koronavirusit. Krahas kësaj, Zemaj gjatë monitorimit që i bëri të mërkurën procesit të intervistimit të kandidatëve për specializime tha se laboratorët privat që kryejnë teste serologjike dhe RT-PCR raportojnë në mënyrë të rregullt për rastet ditore.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …