Isa Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e vendit, ai i përgjigjet Kuvendit të Kosovës

Isa Mustafa: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e vendit, ai i përgjigjet Kuvendit të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi se kryeministri Avdullah Hoti do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, ndërsa në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politikë, duke thënë se një gjë e tillë është një ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të kryeministrit dhe qeverisë, dhe si e tillë është e papranueshme. “Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. Unë, si kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi  qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …