Zemaj: Ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të pandemisë por duhet angazhim i të gjithëve për ta ruajtur shëndetin

Zemaj: Ky vit shkollor është i vështirë për shkak të pandemisë, të angazhohemi të gjithë për ta ruajtur shëndetin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. “Dita e parë e shkollës është moment që reflekton rolin madhor që ka edukimi në shoqëri ndërsa rikthimi në bankat shkollore është i rëndësishëm dhe interes jetësor i të gjithëve”, ka theksuar ai Zemaj thotë se natyrshëm ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, e për çka thotë se duhet angazhim më i madh si dhe respektim të masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Ai ka shtuar edhe se Ministria e Shëndetësisë bashkë me gjitha akterët e tjerë janë të përkushtuar që ta menaxhojnë situatën e krijuar nga COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …