Më një sërë aktivitetesh në qytetin historik të Prizrenit sot është shënuar dita e dëshmorëve të kombit të këtij qyteti

Më një sërë aktivitetesh në qytetin historik të Prizrenit sot është shënuar dita e dëshmorëve të kombit

Në qytetin historik të Prizrenit sot është shënuar dita e dëshmorëve. Me këtë rast janë organizuar një sërë aktivitetesh. Manifestimet për këtë ditë nisën me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, e më pastaj edhe tek shtatoret e dëshmorëve në qendër të qytetit. Kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka tha se në këtë përvjetor po kujtojnë dëshmorët që flijuan jetën e tyre për të realizuar ëndrrat e qytetarëve të Kosovës për të pasur një shtet. Sekretari i OVL-UÇK-së, Isa Berisha tha se në këtë ditë po kujtojnë sakrificën e rreth 250 dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve. Muhamet Gashi babai i dëshmorit Halil Gashi thotë se nuk janë të kënaqur edhe aq shumë me punën që është bërë për ndërtimin e shtetit të Kosovës, për të cilin dha edhe djalin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …