Brickos

SHBA dërgon edhe disa trupa të tjerë në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s

SHBA dërgon edhe disa trupa të tjerë në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s

Në fillim të kësaj jave afër 100 trupa nga SHBA erdhën në Kosovë për të shërbyer si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s. Tani, nga Maryland pritet që të vijnë edhe rreth 30 gra dhe burra, teksa komandanti Rob Wille gjatë ceremonisë së shpërndarjes u tha se ky është një mision që po e bën historinë. Disa prej trupave që vijnë nga ky shtet amerikan, do të shërbejnë në Kosovë. Komandanti Rob Wille gjatë ceremonisë së shpërndarjes tha se ky është një mision shumë i rëndësishëm dhe se shërbimi i tyre do të jetë i veçantë. Ndërkaq, gjeneralja Janeen Birckhead në këtë ceremoni tha se ndihet krenare për të gjithë ushtarët dhe se fakti që ata do të shërbejnë në Kosovë, e bën të ndihet shumë më mirë. Kujtojmë se afër 700 ushtarë amerikanë shërbejnë në Kosovë, ku qëndrojnë në kampin Bondsteel, që nga paslufta si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s Kjo bazë është ndërtuar në Kosovë, pas bombardimit të Serbisë kur rajoni ra nën kontrollin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar, dhe është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së ShBA’ve, James Leroy Bondsteel.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …