Nagavci: Me heqjen dorë për një vit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare vetëm sa e ka shpërblyer dyfish Serbinë

Nagavci: Vëmendja duhet të kthehet urgjentisht nga arsimi sepse shifrat janë alarmante

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës që vije nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka thënë se vëmendja duhet të kthehet urgjentisht nga arsimi sepse shifrat janë alarmante. Ajo ka shkruar se sipas raportit të sapo publikuar të Bankës Botërore një nxënës kosovar ka 5.3 vite të shkollimit të humbura. Kosova duhet të bëjë më shumë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, sugjeron ky raport që analizon arsimin dhe shëndetësinë në 174 shtete. Dështimet në sistemin arsimor po ndikojnë në të ardhmen fëmijëve tanë dhe të gjithë shoqërisë sonë. Njëkohësisht me kujdesin për menaxhim të pandemisë në shkolla, duhet vullnet, dije, shumë punë, angazhim e buxhet që situata me COVID-19 të mos shpërqendroj edhe nga cilësia në mësimdhënie, ka porositur zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …