Shkollë

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj bënë të ditur se nga sot do të fillojë mësimi i kombinuar edhe për klasat 7, 8, 9 dhe 11, 12.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka njoftuar se nga sot do të fillojë mësimi i kombinuar edhe për klasat 7, 8, 9 dhe 11, 12. Ai ka thënë se udhëheqësit e shkollave mund të vendosin ndryshe nëse vlerësojnë se ka rrezik nga COVID-19. “Nga (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie”, ka njoftuar Ministri Likaj. “Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …