Kryetari i vendit, Hashim Thaçi do ta dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi do ta dekoroj ambasadorin Grenell me Medaljen Presidenciale të Meritave

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, i cili sapo është kthyer nga Turqia, sot do ta dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të kryetarit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. Pas ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, Thaçi do ta dekorojë emisarin special të Trumpit për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndarjen e dekoratës për ambasadorin Grenell e ka konfirmuar edhe kabineti i kreut të shtetit. Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së. Medalja Presidenciale e Meritave u tha se po i ndahet ambasadorit Richard Grenell për kontributin e veçantë në arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …