Brickos

Mirosllav Lajçak

Mirosllav Lajçak bën të ditur së hënën vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, takohen negociatorët Hyseni – Gjuriq

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka konfirmuar se të hënën do të zhvillohet takimi mes shefave të ekipeve negociatore të këtyre dy vendeve. Koordinator shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, në nivel ekspertësh është, Skender Hyseni, derisa pala serbe përfaqësohet nga Marko Gjuriq. Ai ka thënë se temë e diskutimit do të jenë pretendimet financiare dhe ato pronësore. “Tema e Asociacionit nuk do të jetë në agjendë pasi njëra palë nuk është e gatshme për të diskutuar. Mirëpo kjo gjë duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, siç është arritur pajtueshmëri gjatë takimit të liderëve”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …