Richard Grenell: Për emrin e Liqenit të Ujmanit, në takimin e 4 shtatorit ka pasur përplasje të ashpra mes Kosovës dhe Serbisë

Grenell: Për emrin e Liqenit të Ujmanit, në takimin e 4 shtatorit ka pasur përplasje të ashpra mes Kosovës dhe Serbisë

Liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës, pritet që në të ardhmen edhe zyrtarisht të quhet “Liqeni Trump”. Ky propozim është dhënë në takimin e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, shkruan lajmi.net. Emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka treguar se në fakt për emrin e Liqenit të Ujmanit, në takimin e 4 shtatorit ka pasur përplasje të ashpra mes Kosovës dhe Serbisë. “Ishte një luftë e pabesueshme për emrin e liqenit. Unë thash me shaka që thjeshtë të quhet Liqeni Trump. Unë nuk doja të zemëroja njërën apo tjetrën palë”, ka thënë ai. Siç ka treguar Grenell, palët insistonin që liqeni të emërtohej në gjuhët respektive të tyre. Grenell ka thënë se SHBA-të, me këtë liqe dëshirojnë të krijojnë vende pune dhe energji, dhe se dy delegacionet, ai i Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që SHBA-të, të dërgojnë atje ekipin e fizibilitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …