Faton Klinaku: Nëse shteti nuk merr masa, ne do të të veprojmë ndaj tyre si ndaj Jugosllavisë

Faton Klinaku: Nëse shteti nuk merr masa, ne do të të veprojmë ndaj tyre sikurse ndaj Jugosllavisë

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka dhënë një deklaratë për bastisjen që po bëhen nga EULEX-i në zyrat e kësaj organizate. Ai ka thënë se nëse shteti i Kosovës nuk merr masa, atëherë do të detyrohen siç tha ai “të luftojnë sikurse me Jugosllavinë”. “Ju thash ashtu dhe nëse shteti ynë nuk merr masa ndaj këtyre kriminelëve, do të jemi të detyruar të veprojmë ndaj tyre si ndaj Jugosllavisë”, është shprehur Klinaku. Ai ka theksuar se EULEX-i është duke kontrolluar të gjithë objektin. Kurse kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se institucioneve të Kosovës duhet t’u vije turp që lejojnë gjëra të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …