Albin Kurti

Kurti: GjS e krijoj Thaçi me udhëheqësit e LDK-së dhe sot s’mund ta ndalojmë këtë gjykatë

Duke komentuar fushatën e fundit për arrestimin e eprorëve të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Gjykatën Speciale e ka krijuar, Hashim Thaçi me udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka theksuar se para se të formohej kjo gjykatë, Hashim Thaçi kishte thënë se kush nuk e voton Specialen është tradhtarë. “Thaçi bashkë me udhëheqësit e LDK-së e krijuan Gjykatës Speciale. Sot nuk mund ta ndalim atë Gjykatë. Ata që janë korruptuar e shantazhuar nuk mund ta mbrojnë luftën. Po të jetë në Qeveri Vetëvendosje do t’i mbronim luftëtarët e UCK-së”, ka theksuar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Lushaku dhe Guri: LDK-ja ka 20 vota kundër për çdo kandidat të VV-së për kryetar Kuvendi

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku dhe Paris Guri, kanë deklaruar se LDK-ja …