Hoti

Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur me kohë, Serbia po e pengon arritjen e marrëveshjes përfundimtare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth dialogut me Serbinë. Ishte parashikuar që sot në Bruksel të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serisë, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, kjo pasi që Serbia po  insiston në marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përderisa Kosova vazhdon qëndrimin e saj, që kjo temë është mbyllur me kohë. Pas mbledhjes së Qeverisë është deklaruar rreth dialogut dhe mosshkuarjes së Kosovës në Bruksel. Sipas tij, në rast se ngec procesi i dialogut atëherë siç theksoi Hoti, kjo do të ndodhë për shkak të Qeverisë së Serbisë dhe jo për shkak të Kosovës, pasi që sipas tij, Kosova është e gatshme që procesin e dialogut ta çoj përpara dhe ta nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por që pala serbe po e pengon një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …