Ministri, Anton Quni, priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Italisë, Lorenzo Guerin

Ministri i FSK-së, Anton Quni niset për vizitë zyrtare, në Turqi

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, niset për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Përveç me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe stafin e tij ministror, gjatë kësaj vizite, ministri Quni, me delegacionin e tij, pritet të zhvillojë takime të rëndësishme edhe me autoritetet udhëheqëse të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Turqisë si dhe të autoriteteve  të industrisë së mbrojtjes. Gjatë vizitës përkatëse, ai do të vizitojë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara si dhe kadetët e FSK-së të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Tokësore të Turqisë. Vizita e ministrit Quni është në vazhdën e bashkëpunimit bilateral në mes të dy ministrive të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …