Zemaj: Fal ndihmës se donatorëve nuk kemi shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit sa i përket menaxhimit të pandemisë

Zemaj: Fal ndihmës se donatorëve nuk kemi shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit në menaxhimin e pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk ka “shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit sa i përket menaxhimit të pandemisë, e gjithë ky rrugëtim është bërë me ndihmën e donatorëve”. Zemaj gjatë një takimi virtual u ka thënë donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se Kosova është më mirë se vendet e rajonit e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avansuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë. “Donatorët që po ofrojnë ndihmë shumë të çmuar në këtë kohë të pandemisë, janë shtetet sikurse: ShBA, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve të Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Botërore)”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …