Kryetari i vendit, Hashim Thaçi takon përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve të Kombit

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi takon përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve të Kombit

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi është takuar me përfaqësueset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve. Ai ka thënë se kjo shoqatë për pak kohë ka arritur të bëhet zëri i grave të dëshmorëve të kombit. “Shoqata e Grave të Dëshmorëve është një shoqatë e re, që brenda një periudhe të shkurtër ka arritur të bëhet zë i grave të dëshmorëve në Kosovë. Sot i takova përfaqësueset e kësaj shoqate, Shpresa Berishën, Xhyhere Maçkajn dhe Shkurta Gashin, të cilat i falënderova për kujdesin ndaj familjeve dhe fëmijëve të luftëtarëve të lirisë, që dhanë jetën për atdheun tonë. Familjet e dëshmorëve, gratë dhe fëmijët e tyre, do ta kenë përjetësisht mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala kritikon pushtetin për raportin me Kushtetuesen dhe zhvillimet politike

Publicisti Behxhet Shala ka reaguar me kritika të ashpra ndaj institucioneve të pushtetit në Kosovë, …