Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shoqatën e të burgosurve politikë. Në këtë takim është diskutuar rreth arrestimeve të fundit të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Në komunikatë për media, komuna e Deçanit thuhet të ketë pritur me shqetësim këto zhvillime ku po arrestohen luftëtaret e lirisë, të cilët terë jetën e tyre ia kanë kushtuar lirisë duke sakrifikua gjithçka për çlirimin e Kosovës nga pushtimi shekullor i Serbisë. Tutje ata konsiderojnë se arrestimet nga Gjykata Speciale janë cenim i të Drejtave të Lirive të Njeriut.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
