Rohde: Është dëshpëruese se si për herë të 5-të Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur marrëveshje për Rimëkëmbjen Ekonomike

Rohde: Dëshpërues është fakti se si për herë të 5-të Kuvendi nuk ka arritur marrëveshje për Rimëkëmbjen Ekonomike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje që deputetë e Kuvendit të Kosovës ta votojnë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai përmes një shkrimi në rrjetin thotë se lufta kundër efekteve negative në ekonomi të shkaktuara pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhim të përbashkët. “Në këtë aspekt është mjaft dëshpëruese dhe sipas njohurive të mia edhe rast unik në Evropë se për herë të 5-të në Kuvendin e Kosovës nuk është arritur marrëveshje për draft-ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Ajo që duhet urgjentisht nga gjithë përgjegjësit është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës me të drejtë e presin këtë”, ka shkruar Rohd.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …