Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi: Urdhëresa që mora nga Haga vërteton se publikimet e dokumenteve të deritanishme, janë të Gjykatës Speciale

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, ka deklaruar për mediet  se pas refuzimit për t’u paraqitur në zyrat e EULEX-it,  në Fushë-Kosovë, sot ka pranuar një e-mail prej Gjykatës Speciale, të lëshuar me kërkesë të prokurorit, Jack Smith, nga i cili është urdhëruar që si përfaqësues i veteranëve të mos shpërndajë asnjë prej materialeve konfidenciale. “Më është urdhëruar, si përfaqësues i organizatës të veteraneve të UÇK-së, për vendim të datës 25 Shtator 2020, ku kërkon nga OVL-UÇK të informoj Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik të TFHS-së, ZPS-se ose Dhomave të Specializuara dhe të mos shpërndajë asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale. Ky vendim  është një përpjekje e Gjykatës Speciale  për të legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Kjo vërteton se publikimet e dokumenteve të deritanishme janë të Gjykatës Speciale”, ka saktësuar, avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …