Në Deçan vendosen posterat "Liria është themeli i paqes dhe demokracisë!" dhe "UÇK është historia jonë!"

Në Deçan vendosen posterat “Liria është themeli i paqes dhe demokracisë!” dhe “UÇK është historia jonë!”

Pas reagimit të datës 30 shtator 2020 të Komunës së Deçanit në bashkëpunim më Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së si dhe me shoqatën e të Burgosurve Politik, lidhur më arrestimet e fundit të krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, z.Hysni Gucati dhe z.Nasim Haradinaj, sot nënkryetari i komunës z.Sami Cacaj, bashkë më Kolonel. Abdyl Mushkolaj dhe bashkëpunëtor të tjerë kanë vendosë në qytetin e Deçanit postera më mbishkrimet: Liria është themeli i paqes dhe demokracisë! UÇK është historia jonë!

Në Deçan vendosen posterat "Liria është themeli i paqes dhe demokracisë!" dhe "UÇK është historia jonë!"

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …