Ministria e Shëndetësisë i ka siguruar afërisht 160 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal planifikohet rritja e dozave

Ministria e Shëndetësisë i ka siguruar afërisht 160 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal

Në Kosovë janë siguruar afërisht 160 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal. Aplikimi i kësaj vaksine pritet të bëhet gjatë këtij muaji. E në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, thonë se i kanë bërë të gjitha përgatitje për dhënien e kësaj vaksine, por që aktualisht janë në pritje të marrjes së dozave të para të vaksinës kundër gripit sezonal. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se për këtë sezon dimërore janë duke planifikuar shumëfishim të dozave të vaksinës kundër gripit. Sami Uka, kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, thotë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhur në këtë drejtim. Ai thekson se kërkesat për marrjen e kësaj vaksine janë të mëdha në komunë të Prishtinës ,prandaj thotë se sa më shumë doza aq më mirë pasi në të kundërtën qytetarët detyrohen që t’i blejnë vetë./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …