Veseli: Protestat masive për Kosovën Republikë, të nisura më 6 tetor 1968, kulmuan me luftën e UÇK-së, 30 vite me vonë

Kadri Veseli: Protestat masive për Kosovën Republikë, të nisura më 6 tetor 1968, kulmuan me luftën e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar përvjetorin e protestave masive për Kosovën Republikë, të 6 tetorit të vitit 1968. Ai ka thënë se kjo datë është një ndër datat më të lavdishme të historisë së popullit tonë duke shënuar një pikë kthese vendimtare. Veseli ka shtuar se këto demonstrata bënë jehonë të madhe brenda e jashtë vendit, duke rikthyer kauzën tonë kombëtare në qendër të vëmendjes si dhe duke tronditur rëndë themelet e regjimit komunist jugosllav për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore. Ai ka theksuar se protestat e atij viti dëshmuan se të drejtat realizohen vetëm duke ngritur krye dhe  treguan se dëshira e popullit tonë për liri nuk është shuar asnjëherë dhe se përpjekjet tona për të drejtat kombëtare kanë qenë të pareshtura deri sa kulmuan me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …