Kryeministri Rama: Shqipëria nuk do të toleroj asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është zotuar se tani e tutje nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është zotuar se tani e tutje nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe, duke iu referuar sidomos deklaratave të fundit të ministrit të Mbrojtjes Aleksandër Vulin. Ai u shpreh se ministria e Jashtme e  ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë verbale mbi këtë deklaratë. “Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministrit apo kryeministrit të Shqipërisë. Rama ka ritheksuar se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës, ndërsa kjo deklaratë për Vulin është shenjë e qartë, që Rama po punon për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …