Isa Mustafa

Isa Mustafa: Vjosa Osmani është kopje e lideri të Vetëvendosjes, Albin Kurti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Ai ka deklaruar se Osmani është kopje e Albin Kurti. Mustafa ka thënë se LDK-ja i ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar sepse Vjosa Osmani, si kandidate për kryeministre nga LDK-ja, gjatë fushatës kopjoi Albin Kurtin “LDK-ja e ka kandiduar znj. Osmani për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Për kryeministre të LDK-së, jo të Vetëvendosjes, sepse VV-ja e ka pasur kandidatin e saj. Kur kemi hyrë në fushatë, LDK-ja, në bazë të matjeve të opinionit, ka qenë 6 për qind para Vetëvendosjes.  Kemi përfunduar pas saj sepse fushata është zhvilluar duke e kopjuar Albinin. Qytetarët përkrahën origjinalin e kësaj politike, Albinin, jo kopjen, Vjosën. Qytetarët nuk votuan që LDK-ja të bëhet Vetëvendosje”, ka deklaruar Mustafa. “Nuk është përdhosur vullneti i qytetarëve i 6 tetorit të vitit të kaluar, por është përdhosur vullneti i atyre që kanë garuar dhe janë mbështetur nga LDK-ja, kurse kanë mbajtur dhe mbajnë anën e partive tjera, që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në dhe me frymën rugoviane por po dëshmohen se janë e kundërta e kësaj fryme”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …