Grenell: Pasi të normalizohen raportet ekonomike, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

Grenell: Pasi të normalizohen raportet ekonomike, Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike Kosovë-Serbi

Emisari amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se kryetari amerikan, Donald Trump, do të angazhohet edhe për normalizim të raporteve politike në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi raportet ekonomike mes dy palëve të jenë normalizuar. Kjo deklaratë e z. Grenell përkujton 4 shtatorin e këtij viti,   në Uashington,  ku Kosova dhe Serbia u pajtuan për normalizim të raporteve ekonomike. Më herët Grenell kishte thënë se Amerika do të merret vetëm me problemet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Bashkimi Evropian do të merret me pjesën politike, mirëpo tani në prag të fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai po vë në spikamë sukseset e politikës së  jashtme amerikane të administratës së kryetarit, Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …