Ministri Zemaj: Kapaciteti i testimit për COVID-19 në IKSHPK do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani

Ministri Zemaj: Kapaciteti i testimit për COVID-19 në IKSHPK do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani

Kapaciteti i testimit është rritur për tri herë në IKSHPK. Kjo për shkak se aty janë shtuar edhe dy aparatura për kryerjen e testeve PCR. Këtë e ka bërë të ditur edhe vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me anë të një postimi në rrjetin social. “Lajm i mirë është se kapaciteti i testimit do të rritet deri tri herë më shumë se deri tani. Pas angazhimit të vazhdueshëm për shtimin e numrit të pajisjeve për testim, u arrit qëllimi. Tash shtohet edhe numri i testeve brenda 24 orëve. Këto dy aparatura janë donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Jemi të bekuar me miqësinë e donatorëve. Donacion tepër i çmueshëm në kohë pandemie’, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …