leoni

Time Kadriaj

Time Kadriaj – Varhelyi: Cila është fuqia e BE-së kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Time Kadriaj, ka thënë se Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, përsëri konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave por e pa kuptimtë është ajo që thotë së nuk mund t’i bindim shtet anëtare. “Sot në Kosovë po qëndron Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili prapë e konfirmoi se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave. E pakuptimtë deklarata e tij derisa ende s’po mund t’i bindin disa vende që të ju lejohet popullit të Kosovës lëvizja e lirë. Atëherë i nderuar, cila është fuqia e BE-së kur as vendet anëtare nuk ka fuqi t’i ketë nën menaxhim. BE-ja i ka hy në hak Kosovës, e nëse dëshiron kthimin e besimit të popullit të Kosovës ndaj tyre, duhet t’i liberalizojë vizat!”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …