Aeroporti “Adem Jashari” kërkon nga të gjithë udhëtarët që të paraqiten 3 orë para kohës së rregullt të fluturimit

Mbi 27 mijë mërgimtarë vetëm nga Zvicrra ia mësynë Kosovës pas largimit të vendit tonë nga lista e rrezikshmërisë

Pas vendimit të fundit nga shteti i Zvicrrës që largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë së koronavirusit, shumë mërgimtarë ia mësynë vendlindjes. Duke iu referuar vetëm statistikave që kohë pas kohe ka pasqyruar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, nga fillimi i këtij muaji e deri më 8 tetor kanë hyrë 27.832 mërgimtarë nga diaspora, respektivisht nga Zvicra. Përveç Aeroportit të Prishtinës, edhe stacionet e autobusëve për dhjetë ditë me radhë patën mijëra udhëtarë nga Zvicra, pothuajse në të gjitha stacionet e autobusëve, si në Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bernë, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone, Chiasso etj. Nga ana tjetër, mërgimtarë të panumërt kanë ardhur edhe me vetura këto ditë, por statistikat e tyre të sakta ende nuk janë bërë të ditura.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …