Fondi Monetar Ndërkombëtar del kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve

Fondi Monetar Ndërkombëtar del kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dal kundër tërheqjes së 10 përqindëshit nga Fondi Pensional i Kursimeve. Sipas FMN-në, tërheqja e këtyre parave, zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit. Ndryshe, dje ka dështuar për të gjashtën herë kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Votimi i këtij projektligji do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës. Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues. Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …