Mustafa: Përfshirja e Luginës së Preshevës në marrëveshjen përfundimtare është garanci për paqe

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa, ka kërkuar që në bisedimet Kosovë-Serbi të përfshihet edhe çështja e Kosovës Lindore. Ai ka vlerësuar se përfshirja e Luginës së Preshevës në marrëveshjen përfundimtare është garanci për paqe. “Pas mungesës së çështjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun « teknik » të Brukselit, nuk ka dyshim se Lugina duhet të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me kërkesat e të zgjedhurve të tyre të shprehura në platformat e deklaratat e tyre politike, që nga Referendumi i vitit 1992 e deri në Deklaratën Politike të vitit 2018”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtësia troket pas 26 vitesh: Aktakuza për Reçakun gati, Prekazi në prag, krimet që Serbia s’mund t’i fshehë më

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 shtetasve serbë …