Zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar se vizita e Lajçakut në Prishtinë e në Beograd ka për qëllim zhbllokimin e çështjes së AKS-së

Zyrtarët e BE-së kanë paralajmëruar se vizita e Lajçakut në Prishtinë e në Beograd ka për qëllim zhbllokimin e çështjes së AKS-së

Vizita e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në Kosovë dhe në Serbi, tregon interesimin e BE-së që të përshpejtojë dinamikën e dialogut ndërmjet dy vendeve, me përfshirjen më të fuqishme të saj, Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se vizita e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd, do të jetë për “zhbllokimin e çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Nga zyra e BE-së në Prishtinë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Lajçak, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, po takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani, ndërkaq të mërkurën do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi dhe liderët e partive politike. Përderisa Serbia këmbëngulë që çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jetë temë e negocimit në tavolinën e dialogut në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar disa herë që në dialogun e Brukselit nuk do të pranojë të negociojë për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …