Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t’u drejtohet familjarëve të viktimave

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka thënë se Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht e jo në dhoma të mbyllura. “Pranimi publik i fajit nuk mund të bëhet në takim të mbyllur. Pranimi publik i fajit nënkupton që duhet t’iu drejtohesh familjarëve të viktimave. Kërkon falje publike dhe merr përgjegjësinë dhe kjo nuk bëhet në takim të mbyllur që më pas dikush nga pjesëmarrësit thotë se presidenti ka kërkuar falje”, ka thënë Kandiq. Ajo ka theksuar se duhet të sqarohen rrethanat e zhdukjes së personave për të mundësuar gjetjen e trupave. Kandiq ka deklaruar se në varrezën masive të Batajnicës, trupave nuk u është bërë obduksioni për të konstatuar shkaqet e vdekjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …