Gjermania i bëri thirrje Turqisë që t’i ndalë “provokimeve” në Detin Mesdhe, pas vendimit të Ankarasë për të dërguar atje një anije kërkimore për gaz. “Ankaraja duhet t’iu japë fund provokimeve, nëse është e interesuar për bisedime”, tha të martën ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, vendi i të cilit mban presidencën aktuale të Bashkimit Evropian. Ndërsa Turqia të hënën ka bërë të ditur se po rikthen anijen kërkimore Oruc Reis në Mesdheun lindor. Anija ka shkaktuar tensione me Greqinë dhe Qipron, si dhe manovra rivale detare në muajin gusht, kur ka kërkuar për depozita nafte dhe gazi në Mesdhe.
Kontrolloni gjithashtu
Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”
Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
