FMN: Kriza ekonomike e shkaktuar nga Covid-19 ka lënë shumë ekonomi prapa dhe ka keqësuar ekonomitë familjare

FMN parashikon një recesion të thellë global në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe rritjes se rasteve me virusin korona

Fondi Monetar Ndërkombëtar po parashikon një recesion të thellë global në vitin 2020 për shkak të pandemisë së Covid-19, duke theksuar se ekonomitë globale pritet të tkurren me 4.4 për qind. Duke folur të martën në Forumin Ekonomik Botëror të FMN-së në Boston, ekonomistja e lartë e FMN-së, Gita Gopinath tha se pandemia ka shkaktuar mbylljen e bizneseve dhe industrive në të gjithë botën. Ndërsa shumica e ekonomive të botës janë rihapur, duke e shtyrë FMN-në të bëjë ndryshime të vogla në parashikimin e saj të qershorit, Gopinath tha se rritja e rasteve me koronavirus dhe pasiguritë e tjera politike sugjerojnë që rimëkëmbja ekonomike globale do të jetë e ngadaltë dhe e pabarabartë deri në vitin 2021. Zyrtarja e FMN-së Gopinath tha se qeveritë mund të bëjnë disa gjëra për të shpejtuar rimëkëmbjen ekonomike në të gjithë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …