Kryeministri Hoti

Hoti: Gjendja e grave në sfera të ndryshme nuk është e mirë, duhet ende punë në promovimin e barazisë gjinore

Gratë e Kosovës po diskriminohen në vendimmarrje, e shumë pak prej tyre përfaqësohen në sferën publike. Dy nga sfidat kryesore me të cilat po vazhdojnë të përballen ato, janë ritmi i ngadalshëm i zbatimit të ligjit dhe prania e dhunës ne familje. Pandemia ka sjellë edhe më shumë vështirësi, ku shumë prej tyre janë larguar nga puna, dhe janë detyruar edhe të mbyllin bizneset. Organizatat për barazi gjinore po kërkojnë përfaqësimin e tyre në tryezën e negociatave. E se gjendja e tyre nuk është e mirë, po pohon edhe vetë kryeministri Avdullah Hoti. Kështu u tha në takimin konsultativ me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.  Hoti theksoi se ka avancim në agjendën për barazi gjinore, megjithatë pohoi se gjendja e grave në sfera të ndryshme nuk është e mirë. Ai u zotua se do të vazhdojnë me përgatitjen e buxhetit vjetor që merr për bazë aspektin gjinor.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, paralajmëroi bashkëpunim me opozitën për të mbajtur zgjedhjet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar bashkëpunim me opozitën për ta çuar …