Kryeministri, i Shqipërisë, Edi Rama, prezantoi platformën “Deputeti që duam”, kur ka hyrë në fuqi mbajtja e maskës

Kryeministri, i Shqipërisë, Edi Rama, prezantoi platformën “Deputeti që duam”, kur ka hyrë në fuqi mbajtja e maskës

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, prezantoi platformën “Deputeti që duam”, në një kohë kur në vend ka hyrë në fuqi rregulli i mbajtjes së maskës jo vetëm brenda ambienteve të mbyllura. “S’duhet ta vëmë këtë maskën me idenë se do marrim gjobë. I kam kërkuar Policisë së Shtetit që të jetë e vëmendshme dhe vëmendjen ta ketë fillojë Parlamenti i Shqipërisë, nga institucionet qendrore. Teorikisht duhet të jetë e vështirë. Nuk është e mundur që policia të më ndalojë makinën mua e të më shoh nëse e kam mbajtur apo jo maskën. Unë sot e kam mbajtur maskën. Gjermania sot mesa pashë e vuri në mjediset publike. Para disa ditësh s’pashë maskë asgjëkundi jashtë. Ndërkohë që brenda po. Në Austri as brenda as jashtë. Të gjithë po e mbajnë tani. Se pashë nëpër media, qytetarët që thoshin që; “kemi frikë nga gjoba se maska kot është”. Po të ishte kot nuk do e vinte gjithë bota, por kundërshtarët  e mi thonë se  diktatura gjakatare e Ramës në Shqipëri po imponon maskën që t’u mbyllë gojën shpirtrave të lirë që të mos flasin, tha ai me ironi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …