Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti paralajmëroi organizmin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Kryeministri Hoti ka përgëzuar AKK-në për nisjen e bashkëpunimit me Kongresin e PLR të KE

Kryeministri, Avdullah Hoti ka përgëzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale. “Përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë. Përmes këtij bashkëpunimi do të ndihmohen komunat për të forcuar kapacitetet e tyre përmes shkëmbimit të praktikave më të mira me komuna në vendet e BE-së. Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avancuar ligjin për financat e pushtetit lokal dhe rregullativën tjetër ligjore”, ka shkruar kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …