Qeveria e dërgon kërkesën tek kryetari Thaçi për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael

Qeveria e dërgon kërkesën tek kryetari Thaçi për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael

Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur sot në një takim konsultativ Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla. “Ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar tek kryetari i vendit kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael”, thuhet në njoftimin për media. Gjithashtu u bë e ditur se Hoti theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …