Valbon Krasniqi: Tani duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar virusin

Krasniqi: Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga COVID-19 është mbajtja e distancës, vendosja e maskës dhe higjiena

Ushtruesi i detyrës i drejtorit të QKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se, derisa ende nuk ka vaksinë kundër koronavirusit, mënyra më e mirë për t’u mbrojtur janë tri masa: mbajtja e distancës, vendosja e maskës dhe higjiena personale. “Meqenëse kemi të bëjmë me një sëmundje që sulmon rrugët e frymëmarrjes, atëherë këto janë masat parandaluese më efikase deri më tash”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, përballja me këtë pandemi kërkon mobilizimin e të gjithëve. I pyetur për idenë e dhënë nga infektologu Ilir Tolaj që pandemia apo koronavirusi largohet vetëm me infektimin e tufës, pra lënia e lirë e qarkullimit të virusit për t’u krijuar imunitetit i masës, Krasniqi ka dalë kundër këtij propozimi. Sipas tij, tjetër gjë është ata që flasin dhe japin këso idesh, e tjetër gjë është për ata që kanë përgjegjësi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …