KEK
Fillimi / Kultura / Kosovë, unë jam biri dhe ushtari yt
UCK

Kosovë, unë jam biri dhe ushtari yt

zjarri yt i heshtur

mbuluar nga hiri

në oxhakun e vjetër

dëshira heshtjesh djegur

largësi në kohë

brengë e rikthyer në fillim

kujtime të largëta shprushë

plagë e shpirtit tim

me pezmin që gërvishtë në grykë

me pezmin e zënë në gushë

futur thellë në lakun e kohës

futur deri në fyt

 

  

kohë që s’të harrojmë lehtë

kohë stuhish paralajmërojnë

në vijën e zjarrit

me gishtërinj të thyer

kur hapnim grykën e varrit

me dorën tonë

në gjoks peshuar

këngën e trimit

kujtimin e djalit

zjarr e barot

në faqet e tokës djeg

si dy pika loti

 ne faqe mali përpjekë

 

  

si lum ti

i madh sa mali

djalë i tokës sonë

djalë fisi

me bardhësi plisi

bardhësi e papërsëritshme

as tani

nuk u përkule

pesëqind vite përpjekje

pesëqind lule

mbolle faqeve të atdheut

nuk i shkule

as lulet

as zemrat e nënave

ti

engjëllor

tek mrizi i zanave

 

 

në vegimet e hyjnisë nuk u takuam më

shprehja alegorike mbi trupin tënd

kryqëzuar me relieve plagësh

plagë mbi hartat e atdheut

o zoti i madh

për të vdekur si ata

që jetojnë përjetësisht

të admirueshëm

burra që më nuk flasin

burra që shkëlqim e dashuri falin

 

 

vetëm ai nuk ka vdekur

me shikimin buzagaz

nga lendinë e lotëve të shohim

të shohim e s’mund të flasim

për ditë të takojmë

ti rritesh e nuk të njohim

përditë e më i madh

ngrirë në bronz

si lisi në mal

 buzëqeshje e ngrirë në fyt

Kosovë

unë jam

biri dhe ushtari yt

thuaje një këngë për mua

mos e mbajë në grykë

se vjen pranvera

e prapë do mbijë bari

unë biri yt Kosovë

unë ushtari

unë ai djali

 

 

23-10-2020

 

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: Përpjekjet e shqiptarëve për unifikimin e alfabetit shqip

1. Motoja e rilindësve: “Pa shkrim të gjuhës shqipe s’do të ketë as Shqipëri” Lëvizja ...