Nënshkruhen dy marrëveshje në mes të AKK-së dhe Autoritetit Shtetëror për Informacione Gjeohapësinore të Shqipërisë

Nënshkruhen dy marrëveshje në mes të AKK-së dhe Autoritetit Shtetëror për Informacione Gjeohapësinore të Shqipërisë

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija-Deva, ka bërë me dije se të premten në Tiranë u nënshkruan dy marrëveshje në mes të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Autoritetit Shtetëror për Informacione Gjeohapësinore të Republikës së Shqipërisë. “Me perkrahjen e MEA-së gjatë një takimi te punës në mes të drejtorit ekzekutiv te AKK-së z. Avni Ahmeti dhe drejtorit të ASIG-ut z. Lorenc Çala të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre profesionalë pos që kanë prezantuar aktivitetet, projektet e sfidat e institucioneve të tyre, kanë nënshkruar edhe dy marrëveshje, respektivisht një marrëveshje bashkëpunimi dhe një marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave nga rrjetet permanente gjeodezike KOPOS dhe ALBCORS, respektivishr shfrytëzimi i pikave të rrjetit permanent të Republikës së Kosovës nga Republika e Shqipërisë dhe shfrytëzimi i pikave të rrjetit permanent të Republikës së Shqipërisë, nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Bakija-Deva.

Kontrolloni gjithashtu

PDK kërkon drejtësi dhe liri për çlirimtarët në gjykimin e Hagës

Pas njoftimit të Gjykatës Speciale për zhvillimin e deklaratave përmbyllëse nga 9 deri më 18 …