leoni

Salih Mustafa

Të mërkurën në Dhomat e Specializuara në Hagë është caktuar të mbahet një seancë dëgjimore për Salih Mustafën

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar një seancë dëgjimore për Salih Mustafën, i njohur si komandant Cali. Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ish komandant Cali po akuzohet për vrasje, torturë, trajtim mizorë dhe ndalim arbitrarë të civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, Sipas njoftimit, kjo seancë dëgjimore është thirrur nga Gjyqtari i procedurës paraparake, e cila do të mbahet me 28 tetor në orën 15:00. Sipas njoftimit të bërë nga Dhomat e Specializuara, gjatë pjesës së parë të kësaj seance, Mustafës do t’i kërkohet që të pranojë fajësinë ose të deklarohet i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij në Aktakuzën e konfirmuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …