Klinaku: Përveç tjerash, Gjykata Speciale është edhe shantazhuese

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Gjykatës Speciale. Duke kujtuar veprimtarinë e kësaj gjykata ndaj ish eprorëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ka shkruar se për që është Gjykatë Speciale politike iu kemi treguar pa u themeluar dhe qysh në kohën e themelimit të saj;
Për që është edhe pa mandat dhe vepron kundërligjshëm, edhe këtë ua kemi thënë dhe për këtë jemi duke punuar për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës;
Për që është Gjykatë e shantazheve, kjo po merret vesh sidomos tani me mos tregimin se a u konfirmua apo u hodh poshtë aktakuza ndaj presidentit të Kosovës;
Pak ka rëndësi se a japin miliona nga BE, por rëndësi ka që këtë të keqe ta ndalojmë NE, ka porositur Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kërkuam të drejtën për votim, por VV po insiston në procedura jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e ftuar …