Çollaku priti deputetët e Bundestagut

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku sot priti në takim një delegacion të deputetëve të Bundestagut gjerman, me të cilët biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë Kosovë-Gjermani si dhe agjendën evropiane të vendit. Me këtë rast, ministri Çollaku i njoftoi ligjvënësit gjermanë se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për liberalizimin e vizave. Sipas tij, është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë, si partneri kryesor strategjik i Kosovës brenda BE-së. Poashtu, ministri Çollaku ka nënvizuar nevojën e thellimit të përpjekjeve për punësim sezonal të punëtorëve nga Kosova në Gjermani. Delegacioni gjerman i përbërë nga deputetët, Peter Ueis, Andreas Lammel dhe Josip Juratoviq, përgëzuan ministrin për hyrjen në fuqi të MSA-së, duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së shtetit gjerman në procesin e liberalizimit të vizave dhe ndërmarrjes së reformave në kontekst të agjendës evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …