Sot një rast i ri me covid në Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19. Këto të dhëna janë të konfirmuara zyrtarisht në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rasti i ri është regjistruar në Ngucat, ndërsa numri i rasteve aktive me covid-19 në Komunën e Malishevë, janë 14 raste.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: deri më tani janë regjistruar 275 persona të prekur me covid-19, prej tyre 237 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe aktiv janë edhe 14 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …